AVOKATFATMIR A. ALIU

Avokat Fatmir A. Aliu

Prokura nga jashtë vendit – ne ju përfaqësojmë në Kosovë

Me një prokurë mund të na autorizoni t'ju përfaqësojmë në Kosovë – në gjykatë, te noteri, në kadastër ose në komunë – pa pasur nevojë të udhëtoni.

Si funksionon

  1. 01

    Konsultimi

    Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi. Sqarojmë çka duhet bërë dhe çfarë prokure nevojitet – për një punë të caktuar apo më të përgjithshme.

  2. 02

    Teksti i prokurës

    Ne e përgatisim tekstin në shqip dhe, sipas nevojës, edhe në gjuhën e vendit ku jetoni.

  3. 03

    Nënshkrimi

    Prokura nënshkruhet para noterit në vendin ku jetoni ose në ambasadën/konsullatën e Kosovës.

  4. 04

    Vërtetimi dhe dërgimi

    Sipas vendit mund të nevojitet apostille ose legalizim. Pastaj origjinali na dërgohet me postë.

Për çka përdoret prokura

  • Shitblerja e pronës
  • Procedura trashëgimore
  • Regjistrimi në kadastër
  • Përfaqësimi në gjykatë
  • Marrja e dokumenteve nga institucionet

FAQ

A mjafton një prokurë e skanuar?

Për shumicën e procedurave zyrtare nevojitet origjinali. Një kopje e skanuar mjafton që të fillojmë përgatitjet.

Ku e nënshkruaj prokurën?

Te një noter në vendin ku jetoni ose në përfaqësinë diplomatike të Kosovës. Ju tregojmë cila rrugë është më e lehtë për rastin tuaj.

A mund ta revokoj prokurën?

Po. Revokimi bëhet me shkrim dhe i komunikohet të autorizuarit dhe, sipas nevojës, institucioneve.

Sa kohë vlen prokura?

Varet nga teksti i saj: mund të jepet për një punë të caktuar ose për një periudhë të caktuar.

Le të flasim për rastin tuaj.